Ja si duket Genta në klipin e riKëngëtarja Genta Ismajli së shpejti do të sjell projektin e saj më të ri.Megjithëse këngëtarja nuk ka dhënë asnjë detaj rreth projektit, nga ajo që ka publikuar në rrjetet sociale mësohet që titulli i këngës së re është “Kishe”, transmeton Telegrafi.

Ylli i skenës shqiptare tashmë ka nisur xhirimet e kësaj kënge, të cilën do ta sjell të realizuar edhe me videoklip.
Nga pamjet e para të publikuara nga vetë këngëtarja dhe Sellma, e cila është kujdesur për lookun, shihet se Genta do të vijë tejet joshëse në projektin e ri.

Ndryshe ditëve të fundit u përfol se ajo dhe këngëtari Labinot Tahiri, me të cilin sollën bashkëpunim “Shkurt e shqip” gjatë verës, kanë prishur raportet. Arsyet nuk dihen, por flitet se ata dy nuk kanë asnjë kontakt më me njëri tjetrin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here