Ja si duket Dafina pa botoks e operacione plastikeAjo hyri në skenën muzikore shqiptare si një vajzë e re, etalentuar dhe pak e ndrojtur, por shumë premtuese për të ardhmen.

Është fjala për këngëtaren Dafina Zeqiri e cila që në fillim kishte ambicje të mëdha.

Kënga e parë debutuese me të cilën fitoi festivalin e këngës “Polifest” në vitin 2007 ishte kënga me titull “Rallë e përmall” me të cilën i’u hapën dyert për më tutje.

E më vonë pasoi edhe pjesmarrja në festivalin e njohur në shqipëri “Kënga Magjike” me këngën “Bateritë” prej nga mori pëlqimin e publikut.

Image
Ndërsa në zemrat e fansave hyri në momentin kur tregoi talentin e saj në vallëzim me të cilin doli triumfuese karshi këngëtareve të mëdha të skenës, në garën e vallëzimit të emisionit “Op Labi Party”.

Për ecur më shpejtë drejtë famës asaj i ndihmuan edhe bashkëpunimet shumë të suksesshme që kishte me këngëtarin Blero me këngën “La vida loca”, dhe kënga tjetër “Shumë nalt” me Capital T dhe 2Po2.

Vitet kalonin dhe stili i saj po ndryshonte si në dukje, ashtu edhe në stilin e muzikës.

Kështu edhe pasoi albumi i saj i dytë i cili u promovua me këngën “Supernova” ku vërehej një ndryshim i madh në stilin e të kënduarit.

Pas pak kohëve ajo nxori edhe këngën “Tonight” në bashkëpunim me reperin Ledri Vula me të cilin në atë kohë ishte në lidhje, të cilët gëzuan sukses të jashtëzakonshëm.

E këto dy vitet e fundit Dafina është transformuar plotësisht. Mund të themi se tani po gëzon kulmin e karrierës dhe pjekjes profesionale. Dy këngët e fundit të publikuara janë kënga “Liri” së bashku me Mixey, dhe kënga “Na” me grupin Kaos.

Ajo falë talentit të saj sot po shijon epitetin e të qenurit njëra nga divat shqiptare të skenës muzikore.

Evoluimin e këngëtares ndër vite e tregojnë edhe fotografitë e mëposhtme./prive.al/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here