Ja se si dukeshin Nora, Era dhe Nita kur ishin të voglaNora, Nita dhe Era. Tri motra me mbiemrin Istrefi.Nora dhe Era tashmë të njohura dhe shumë të pëlqyera të publikut.

Këngëtare me shumë këngë, me disa klipe, me shumë oferta për mbrëmje muzikore në Kosovë, Shqipëri e në diasporë.

Të përfolura e shumë të diskutuara nëpër mediat shqiptare, si Nora ashtu edhe Era.

Tashmë edhe të mësuara me thashetheme e spekulime gjithfarë, të cilat nuk u bëjnë aq përshtypje dhe nuk i pengojnë për të realizuar projekte, të cilat mirëpriten dhe shpejt bëhen edhe hite e refrene dite.

Ndoshta, mu nga thashethemet e shumta, ato e duan kohën e fëmijërisë, kur ishin të vogla, rriteshin me ëndrra të bëhen të famshme, por jo me kaq përfolje.

Për sot, zgjodhëm një foto tejet interesante, tek shihen bashkë tri motrat Istrefi: Nora, Nita dhe Era. /Kosovarj

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here