E njohur ndryshe se mbretëresha e R&B, Arta Bajrami ka vite që është aktive në skenën muzikore shqiptare.

7 është numri i albumeve të këngëtares teksa i pari ka mbushur 17 vjet që nga lansimi i tij.

Kohët e fundit, ajo ka filluar të këndojë edhe nëpër dasma, fushë kjo në të cilën duket se po ka sukses të madh.

Përveç anës profesionale Arta nuk ka mbetur prapa as në jetën private, teksa ka tash e disa vite që është e martuar dhe është, gjithashtu, edhe nënë e një vajze me emrin Viktoria.

Vitin e kaluar, ajo edhe albumit të saj i vendosi emrin e vajzës “Viktory” të cilin e publikoi me disa këngë solo e bashkëpunime.

Vajza ka mbushur disa vite dhe tashmë ka filluar edhe shkollën, se sa është rritur ajo, tregojnë këto fotografi të publikuara nga këngëtarja. /Prive.al/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here