Ja sa është rritur djali i Jonida MaliqitKëngëtarja Jonida Maliqi është mjaft aktive në rrjetet sociale, dhe publikon gati çdo ditë fotografi dhe video nga përditshmëria e saj.

Ndonëse i parapëlqen fotografitë, por rrallë herë këngëtarja ka shprehur dëshirën që të shfaq familjarët e saj përpara publikut.

E pyetur në një intervistë vite më parë, Jonida pohoi se nuk preferon ta bëjë këtë gjë, përderisa shumë njerëz keqpërdorin lirinë e saj në rrjetet sociale, për të nxjerrë në shesh fjalë të tepërta apo thashetheme të pavërteta lidhur me ta.

Megjithatë, së fundmi këngëtarja ka thyer paksa akullin, teksa ka publikuar një video në Instagram Story, ku shfaqet bashkë me djalin e saj Danin.

1

Jonida Maliqi dhe djali i saj, Dani. Foto nga Instagram Story.
Në video Jonida shfaqet shumë e lumtur pranë djalit, teksa vazhdimisht përqafohet nga ai.

Dani tashmë është tashmë pothuajse pesë vjeç, dhe është rritur me shumë dashuri pranë prindërve të tij. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here