Ja pse u nda Tuna prej Cozmanit…Arrestimi dhe kapja e reperit Cozman me një sasi lënde narkotike në makinë, me sa duket, ka qenë shkëndija e parë që këngëtarja e famshme, Tuna, të mos jetë më pranë të dashurit

Ca ditë u shkrua se Tuna është ndarë përfundimisht nga reperi, pas një lidhjeje dyvjeçare me të. Por, për këtë lajm, si duket, më shumë është gëzuar familja e këngëtares që dikur thoshin se reperi nga Londra i sjellë një imazh të keq vajzës së tyre të njohur,shkruan Kosovarja.

Se është e vërtetë ndarja e tyre përfundimisht, nuk dihet ende, meqë akoma sillen edhe fjalë se këtë e kanë bërë për t’u bërë edhe më të famshëm dhe të jenë edhe më të përfolur në media.

Natyrisht, për këtë rast ka komente të ndryshme nga fansat e tyre të shumtë gjithandej. Njëri na bëri përshtypje dhe ishte për të qeshur: “Mirë ia ka ba Tuna që u nda. Shikoni këto fotose dhe bindeni se Cozmani duket si t’ishte fëmijë i saj. E ku t’mos ndahen pastaj?”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here