Ja pse u nda Irina Shayk nga RonaldoPas një sesioni me foto mes tyre për Armani-n në 2010, Irina Shayk dhe Cristiano Ronaldo filluan një lidhje dashurie. Por, në fillim të këtij viti, bukuroshja ruse dhe futbollisti më i mirë i 2014-ës, i dhanë fund mardhënies së tyre 5-vjeçare.

Arsyeja e ndarjes së çiftit ende nuk është zbuluar, por “The Sun”, duke cituar burime pranë Irina Shayk, ka shkruar se 29-vjeçarja është ndjerë e tradhtuar, për shkak se ka zbuluar se Cristiano flirtonte me vajza tjera.

“Tani e di të vërtetën dhe ndjehem e tradhtuar. I kam besuar dhe i kam qëndruar afër kur të tjerët thonin se ka qenë me femra të tjera. Cristiano më ka mashtruar”-, citohet të ketë thënë Irina burimit të “The Sun”.

Modelja kishte vendosur që të kontrollonte numrat me të cilët shkëmbente SMS Ronaldo, dhe ka zbuluar se i përkasin disa femrave nga gjithë bota.

“Ajo menjëherë ka kërkuar sqarime nga Cristiano, por ai fillimisht hodhi poshtë gjithçka. Kur Irina e ballafaqoi me faktet, ai filloi të justifikohej. Irina s’po mund të besonte, prandaj doli menjëherë nga shtëpia. Ajo i dha fund lidhjes së tyre aty, në atë moment”-, citohet burimi i “The Sun”.

Irina tani është në lidhje me aktorin Bradley Cooper, ndërsa Cristiano Ronaldo ende nuk ka njoftuar për ndonjë lidhje të re.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here