Ja pse Remzija dhe Shyhretja nuk ishin në kanagjeqin e vajzës së ShkurtesBesiana, vajza e Shkurte Fejzës, para disa ditësh ka mbajtur kanagjeqin në të cilin kanë qenë të ftuar shumë emra të njohur të skenës.

Por aty munguan edhe disa prej tyre siç janë Remzie Osmani dhe Shyhrete Behluli.

Mungesa e tyre ka bërë që edhe njëherë të flitet se Remzia dhe Shyhretja nuk flasin me Shkurtën, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Remzia ka mohuar një gjë të tillë dhe ka treguar arysejen se pse ajo dhe Shyhretja nuk kanë qenë prezente në këtë kanagjeq.

“Unë nuk kam mundur të shkoj pasi që atë natë kam pasur të këndoj në një dasmë që e kam rezervuar shumë kohë më parë. Unë i kam kërkuar falje Shkurtes për mungesën time dhe e kam uruar për dasmën e bijës dhe shpresoj që në dasmat tjera të jem prezente. Ndërsa, Shyhretja nuk ka qenë pasi që është në deti në Turqi” ka thënë këngëtarja Osmani.

Madje, Remzia ka shtuar se në kanagjeqin e Besianës kanë qenë Motrat Mustafa për të cilat gjithashtu është thënë se nuk flasin me Shkurtën.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here