Ja pse Flori mund të fitojë Këngën MagjikeKantautori Flori Mumajesi është njëri ndër krijuesit më të suksesshëm të muzikës moderne shqiptare, duke prodhuar shumë hite që nga fillimet e tij. Bashkëpunimet e tij janë të shumta, sidomos me reperë kosovarë, si dhe me disa nga emrat më të zëshëm femërorë të muzikës së lehtë shqiptare.

Nisur nga një thënie e këngëtares shqiptare nga Maqedonia, Big Mamma, e cila vitin e kaluar ishte pjesëmarrëse në festivalin “Kënga Magjike”, edicioni i 16-të, me këngën “Valentina” (krijim i dyshes Armend Regjepagiqi dhe Aida Baraku), e cila nuk arriti të futej në finale të festivalit, pasi nuk u votua mjaftueshëm nga kolegët e saj këngëtarë, por krijuesi i festivalit Ardit Gjebrea, theu rregullat e festivalit që e krijoi vet, duke e futur artisten në finale për show-n dhe batutat origjinale që ajo krijon.

Ajo në natën finale e ironizoi festivalin duke thënë: “Herën tjetër do të vij me 20 a 30 shokë të mi këngëtarë, në mënyrë që të votohem mjaftueshëm për të hyrë në finale”-Big Mamma.

Me sa duket kantautori i famshëm Flori Mumajesi e vuri vathë në vesh këtë thënie të Big-ut, pasi që këtë edicion të Këngës Magjike 2015, përveç që po merr pjesë personalisht në këtë festival me këngën “Me fjalë të vogla”, shumica e artistëve këtë vit, marrin pjesë me krijime nga Flori dhe kompania e tij muzikore Threedots Production.

Disa nga artistët e famshëm që po marrin pjesë këtë vit me krijime muzikore të Florit (Threedots Production) dhe që nuk ka si të mos i jenë mirënjohës janë: Stresi-Mos luaj me gocën, Erik Lloshi & Anxhela Peristeri-Të kam bërë të qash, Klajdi Haruni-O bo bo, Albërie Hadërgjonaj-Me dorën shtrirë, Mateus Frroku- Kujtime, Bruno- Dehur etj. /revistaclass/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here