Ja kush janë pjesëmarrësit në “Dance with me”Spektakli i vallëzimit dhe i argëtimit “Dance with me” ka nisur përgatitjet dhe përzgjedhjen e konkurrentëve.

Në sezonin e dytë të kësaj gare kërcimi pritet të vihen përballë njëri-tjetrit të tjerë artistë: aktorë, këngëtarë, humoristë, sportistë etj., të cilët do të jenë pjesë e këtij shou gjatë 12 javëve. Të gjithë artistët pjesëmarrës në këtë format do të tregojnë një aftësi tjetër, ndryshe nga profesioni i tyre i vërtetë – aftësinë për të kërcyer.

Kështu, pritet që të sfidojnë njëri-tjetrin në këtë garë vallëzimi aktorët e humorit Rita Lati dhe Sejfulla Myftari, njofton Revista Class.

Një konkurrente në garë për edicionin e dytë të “Dance with me” do të jetë edhe këngëtarja Ingrid Gjoni, e cila shpeshherë ka treguar dashurinë që ka për kërcimin edhe nëpër klipet e saj.

Po nga muzika, një konkurrente tjetër do të jetë Albërie Hadërgjonaj. Ndonëse së shpejti do të bëhet gjyshe, Albërien asgjë nuk e ndal para muzikës dhe argëtimit të saj. Në formë të shkëlqyer fizike, ajo pritet ta befasojë publikun.

Nga fusha e sportit, një emër i lakuar është sportistja Klodiana Shala, e cila e ka nisur një herë këtë garë, por e ka ndërprerë shumë shpejt. Ende të pakonfirmuar mbeten këngëtarët Mihrie Braha dhe Noizy.

Kujtojmë që edicionin e parë të këtij spektakli të vallëzimit e fituan Sabri Fejzullahu dhe Rozana Radi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here