Ja kush do jetë e kush jo në sezonin e ri "Kafeneja jonë"Pas zbulimit të lajmit për fillimin e sezonit të ri të “Kafeneja Jonë“, një pikëpyetje (?) e madhe mbetet ende ekipi i aktorëve që do jenë pjesë e serialit për sezonin e ri!.

Arsyeja e kësaj pikëpyetje është angazhimi i shumicës së aktoreve në projekte të tjera televizive.

Duke filluar nga Naser Rafuna (Melja), Adem Mikullovci (Avni Bobaj) e Irena Cahani (Tezja Gane) të cilët së fundmi janë pjesë e kastit të aktorëve në “Çka ka Shpija” e duke vijuar me Fatmir Spahiun (Orhan Bobaj) në “Natën me Fatmir Spahiun” e Fatos Kryeziu (Labinot Paçarada – Koka) me “Hallakamë“, normalisht që na shtyen të bëjmë pyetjen se a do të jenë këta aktorë pjesë e “Kafenesë” apo disa nga ta do zëvendësohen?.

Nuk ka ende asgjë të sigurtë në lidhje me këtë gjë por, patjetër që do ju mbajmë të informuar për çdo gjë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here