Gresa BehluliGresa Behluli e cila së fundi solli një projekt në bashkëpunim me nënën e saj, këngëtaren e njohur të muzikës shqipe, Shkurte Fejzën, në emisionin N’drrimi i Natës, ka zbuluar një sekret.

Përveç që është duke gëzuar suksesin e këngës së saj më të re ‘’Nëna ime’’ të cilën e lansoi një ditë më parë, ajo ka bërë të ditur se është duke përgatitur edhe dy projekte të reja, njofton Klan Kosova.

Përveç të rejave në karrierën e saj këngëtarja e njohur, Gresa, zbuloi për publikun se gjatë verës ndoshta dhe do të martohet.

Këto deklarime ajo i dha në emisionin N’drrimi i Natës në Klan Kosova.

”Ne gjithmonë me mamin, kemi tentuar të kemi stile të ndryshme në projektet që kemi realizuar, por, që i kemi kombinuar”.

”Këto tentime kanë rezultuar të suksesshme prandaj dhe ky është bashkëpunimi ynë i tretë”.

”Mua më kanë marrë kohë edhe pak studimet, por gjithmonë kemi pasur një kriter, ose po sjellim diçka që ja vlenë e të pëlqehet ose spo bëjmë asnjë projekt”.

”Një stil të tillë e ka pasur gjithnjë mami, ose nuk ka dal në televizion hiq”.

”Do të sjell dy projekte, njëra do të jetë më ritmike njëra baladë”.

”Mendoj që këtë vit dhe unë do të kurorëzoj dashurinë time me martesë”, është shprehur Gresa.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here