Ja kë e preferon ta ketë në krahë Liberta SpahiuPrezantuesja e njohur e emisionit “Prive” ka dhënë mendimet e saj për disa nga moderatorët më të njohur shqiptarë. Ja çfarë thotë ajo për ta.Prezantuesi që do të preferonit të kishit në krahë?

Alaudin Hamiti dhe Cyryl Hanauna nga D8 ( moderator i njohur francez).

Çfarë pëlqen dhe çfarë nuk pëlqen tek Ardit Gjebrea?

Më pëlqen përkushtimi i tij për të qënë gjithmonë pjesë e punës. Tepër melankolik për shekullin XXI.

Tek Adi Krasta?

I këndshëm. Por ndonjëher i mungon të jetë i vërtetë.

Tek Enkel Demi?

LEXO EDHE
Edhe sa muaj i kanë mbetë Vesa Lumës të bëhet nënë? (Foto)
I lezetshëm, i adoptueshëm në secilin emision dhe secilën hapsirë.

Tek Rudina Magjistari?

Shumë e ëmbbël por shumë e brishtë në të njëjtën kohë. Do më pëlqente ta shikoja vetëm tek “Gjeniu IVogel”.

Tek Arbana Osmani?

Shumë e mirë dhe femra që ka respekt për vetën. E admirojë për kohëzgjatjen në BB.

Tek Alketa Vejsiu?

Më e shpejtë në të folur, se në situatat që krijohen në TV.

Tek Labi?

Është OK-ej për ata që e kalojnë ditën e diel me një kafe me të.

Tek Alaudin Hamiti?

Është miku im më i mirë. Nuk flas për të.

Eno Popi e Ledion Liço?

Shumë folin për mëngjes. Do ishte mirë të ishin në një emision nate. Por janë duet i këndshëm./Story.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here