Këngëtarja dhe modelja e njohur, Afërdita Dreshaj, ka kohë që prezencën e saj në trojet shqiptare e ka jo shumë të shpeshë.

Dreshaj karrierën e saj fillimisht e nisi me modelim duke fituar edhe tituj mjaft të rëndësishëm si ai i Miss Universe Kosova 2011 për të kaluar më pastaj edhe në një tjetër profesion atë të muzikës.

Ajo arriti të jetë e suksesshme edhe në këtë sferë duke grumbulluar kështu edhe një numër mjaft të madh të fansave. E dita e sotme e gjen atë duke sprovuar veten edhe në diçka tjetër. Bëhet fjalë për sportin e boksit të cilin e ka praktikuar sot krahas ushtrimeve që ajo po i praktikon kohën e fundit në mënyrë më intensive.

Natyrisht se sprova në fjalë mbetet thjesht në kontekstin e zbavitjes pasi që ajo nuk ka pretendime të tilla, por një gjë të tillë nuk mund ta lërë pa e ndarë edhe me fansat teksa ka zgjedhur profilin e saj në “Snapchat” për të publikuar disa fotografi nga ky rast. /Prive/
9 11

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here