Ja femra më e bukur në botëMë së shumti vota në këtë listë ka marrë aktorja e re Nina Dobrev, me gjithsej 44 për qind, çka mund të duket një befasi, pasi ajo deri tani asnjëherë nuk ka ngadhënjyer në ndonjë garë bukurie

Në listën e femrave më të bukura në botë, të cilën e ka përpiluar ueb-faqja e njohur “Ravebin”, gjendet vërtetë femra pas të cilave meshkujt nga e mbarë bota çmenden, ndërsa është interesant se e pakrahasueshmja Monica Bellucci nuk është në pozitën e parë dhe as në top treshe.

Në të vërtetë, bukuroshja italiane këtë herë është dashur të kënaqet me pozitën e pestë, por edhe ky mund të konsiderohet si sukses i madh, duke marrë parasysh faktin se ajo tashmë ka shkelur në dekadën e gjashtë të jetës.

Më së shumti vota në këtë listë ka marrë aktorja e re Nina Dobrev, me gjithsej 44 për qind, çka mund të duket një befasi, pasi ajo deri tani asnjëherë nuk ka ngadhënjyer në ndonjë garë bukurie.

Pas saj më së shumti është votuar Emmanuelle Chriqui, ndërsa e treta është aktorja Jessica Alba. Pozita e katër i takon aktores më pak të njohur Dianne Agron.

E gjashta është bukuroshja Olivia Wilde, pastaj vjen Scarlett Johansson, Penelope Cruze, Angelina Jolie dhe e dhjeta është Hayden Panettiere.

Ndoshta shumica nga ju mund të mos pajtoheni me këtë radhitje, por në këtë mënyrë ka vendosur vota e mbi 30 mijë të anketuarve, të cilët nuk kanë pasur ndonjë listë të caktuar të femrave që duhet t’i votojnë, por i kanë propozuar vetë. Si do që të jetë, të gjitha këto bukuroshe e meritojnë vendin në këtë listë. /Zëri/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here