Ja e vërteta e martesës së Bleona Qeretit me Gani BardhinMe vite të tëra është përfolur për lidhjen e saj me ish-bashkëshortin Gani Bardha, por duket se kur fjala është për Bleonën, shumë fakte mbeten për t’u verifikuar. Si me rastin e moshës, të cilën këngëtarja e ndryshon.

Në ciklin e dokumentarëve “E vërteta e fshehur e yjeve”, bëhet me dije një detaj ekskluziv nga burime të afërta, i pa thënë më parë.

Bleona Qereti dhe Ganiu kanë qenë ligjërisht të martuar… për vetëm dy muaj! “Gjatë kësaj periudhe, Bleona ka jetuar në Dallas por aspak e kënaqur është zhvendosur në Los Angeles duke mbajtur ndarjen pak a shumë sekret nga publiku mes tjerash për shkak të respektit të madh për njëri-tjetrin.

Koha kur Ganiu vetëm se ishte shfaqur publikisht me të dashura të tjera, në 2014 paraqiti momentin kur publikisht u kuptua ndarja, që kishte ndodhur shumë më herët”, shkruan “Prive’. Bleona i referohet me dashamirësi ish-bashkëshortit të saj dhe ruan marrëdhënie të mira edhe me kunatën, Vera Bardhën.

Ndërkaq, Gani Bardha është prej kohësh në marrëdhënie me një grua tjetër.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here