Ja e dashura e re e PutinitPasi në rrjetet sociale filluan debatet për të dashurën e re të presidentit rus Vladimir Putin, disa media nisën spekulimet konkrete për këtë lidhje.

Sipas tyre, mes Putinit dhe ish boksieres së famshme Natascha Ragosina ekziston një romancë.Çifti u paraqit publikisht më 29 gusht, në garat e arteve luftarake në Soçi.

Fotografitë e tyre të përbashkëta i publikoi Kremlini zyrtar, kurse aty shihet presidenti 62 vjeçar dhe ish boksierja 39 vjeçarja.

Kabineti i Putinit zakonisht nuk publikon fotografi të tij zyrtare me gra, prandaj këto kanë tërhequr vëmendje të posaçme, raporton Klan Kosova.

Gjithashtu kanë filluar edhe shakatë me këtë çift hipotetik, pasi biondja është e gjatë 188 centimetra, pra 23 centimetra më e madhe se ai.Ky lajm vjen vetëm disa muaj pas thashethemeve se e dashura shumëvjeçare e Putinit, gjimnastja Alina Kabaeva, ka lindur vajzë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here