jonida-shehu-rudina-magjistariTë dyja janë gazetare të njohura prej vitesh dhe të suksesshme në televizionet që punojnë.

Ato madje i bashkon edhe emisionet që prezantojnë. Jonida Shehu dhe Rudina Magjistari janë gazetaret e televizionve më të mëdha dhe konkurentë në vend.

Emisionet e tyre janë në të njëjtën fashë orari dhe kanë përplasje për nivelin e shikueshmërinë. Edhe tëmatikat që trajtojnë janë të ngjashme. Pak kohë më parë Jonida u akuzua se kishte kopjuar emisionin e Rudinës.

“Nuk ka ndonjë mënyrë për ta përkufizuar se çfarë e bën dikë të quhet profesionist. Por nëse do të bazohemi tek përvoja, shikueshmëria e programeve që drejton, mendoj se Rudina Magjistari i ka të gjitha për tu quajtur e tillë.”- ka thënë ajo gjatë emisionit ‘E Diell’ e pyetur nga Adi Krasta për mendimin e saj lidhur me gazetaren Rudina Magjistari./ Gazeta Express/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here