Ajo është një prej këngëtareve që po korr më shumë sukses kohëve të fundit, ku sidomos gjatë verës axhenda e saj është e mbushur me koncerte të shumta.
Por a e dini se për çfarë studion këngëtarja Enca Haxhia?
Gazetaret e emisionit “Thumb”, Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu, gjatë emisionit “Thumb” ishin në dilemë se për çfarë studion Enca.
Fatma ironizoi këngëtaren, duke thënë se ajo studion marrëdhënie me arabët, duke u bazuar në ndjekësit e këngëtares në Instagram, ku shumë prej tyre janë nga Arabia.
Kurse Aulona zbuloise Enca studion drejtimin “Marrëdhënie me publikun” në një universitet privat në Tiranë.