Ditëlindja e një prej vajzave më të famshme shqiptare, Leartës, njëherësh resë së Shyhrete Behlulit mori një vëmendje mjaft të madhe ditën e djeshme.

Me të nisur dita ajo u surprizua nga tashmë vjehrra e saj këngëtarja e njohur e cila përmes Instagramit uroi atë me disa fjalë mjaft të veçanta.

Por duket se urimi ishte vetëm paralajmërimi i një suprize që do të ndodhte më vonë, këngëtarja dhe bashkëshorti i saj Luli, kanë menduar edhe për një befasi mjaft të këndshme të cilën Learta e ndau edhe me ndjekësit e saj në Instagram. Bëhet fjalë për një palë çizme të markës Louis Vuitton, dhuratë kjo e cila e gëzoi mjaft atë.

Por surprizat për të nuk mbaruan me kaq pasi për të mendoi edhe bashkëshorti, Kushtrimi, i cili zgjodhi diçka krejtësisht ndryshe nga prindërit.

Ai i dhuroi Leartës një ‘iPhone 7’ duke përmbyllur kështu ditëlindjen e saj në mënyrën më të mirë të mundshme.2 3

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here