9Me ardhjen në jetë të djalit të saj, Vesa Luma i është dedikuar plotësisht atij duke qëndruar më e tërhequr nga planet në muzikë.

Megjithatë, një projekt me të cilin ajo është shumë e lidhur shpirtërisht ka bërë që Vesa të eksperimentojë edhe në një fushë tjetër të artit.

Këngëtarja e njohur do të jetë pjesë e një filmi-dokumentar dedikuar ish-presidentit Ibrahim Rugova. Rugova do të mbahet mend gjithnjë si një nga figurat më të rëndësishme të kombit tonë. Në këtë dokumentar do të flasin njerëzit që e kanë njohur nga afër njeriun, i cili bëri përpjekjet më të mëdha për të pasur një Kosovë të lirë. E kontaktuar nga Blitz.al, këngëtarja ka rrëfyer se ndihet shumë e emocionuar që do të marrë pjesë në këtë projekt.

“Dokumentari ka të bëjë me jetën dhe veprimtarinë e Presidentit Rugova. Dhe meqenëse familja ime dhe ajo e presidentit kanë qenë të afërta, sepse babai ka qenë në funksion politik, organizatorët e dokumentarit më ftuan të ndaj dhe shpalos për të parën herë foto e detaje të pathëna deri tani. E pranova ftesën meqë po bëhet fjalë për një film dokumentar serioz dhe, pse jo, është një nder për mua, duke qenë se mbari edhe emrin që ma ka vënë  presidenti. Filmi dokumentar ka vite që po punohet dhe pritet të transmetohet brenda këtij viti”,- është shprehur këngëtarja e njohur.

Sakaq, Vesa ka zbuluar se pjesë e këtij dokumentari do të jenë shumë personalitete të njohura të artit dhe televizionit.

“Do të ketë personazhe të njohura, që kanë pasur afërsi me Rugovën, si Blendi Fevziu, Ismail Kadare etj.,  janë disa personalitete që mund t’jua them”,- ka përfunduar këngëtarja.

Me siguri kjo do të jetë një eksperiencë e cila do të mbetet gjatë në memorien e Vesës dhe gjithë personazheve që do të flasin për një nga figurat më të rëndësishme të politikës dhe historisë shqiptare./Blitz.al/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here