1Rob Kardashian, i ka shkatuar një rrëmujë të madhe motrës së tij Kylie Jenner, duke ia postuar numrin e saj në Twitter.

Arsyeja pse ai e ka bërë publik numrin e saj për 6.69 milionë ndjekësit e tij, ishte se kjo e fundit nuk e kishte ftuar të fejuarën e tij, Blac Chyna në një aheng për fëmijën e në ardhje të çiftit, transmeton Klan Kosova.

Ai e ka bërë publik numrin personal të Kylie që t’i hakmerret asaj.

Është raportuar që Rob dhe e fejuara e tij Blac janë duke jetuar të ndarë pasi nuk dëshirojnë që debatet që ata mund t’i kenë të ndikojnë tek fëmija.

Kur Rob e kishte kuptuar që motra e tij, Kylie ka organizuar një aheng për fëmijën e tij dhe nuk e kishte ftuar Blac, ishte inatosur shumë dhe kishte vendosur të mos shkonte.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here