Tashmë kanë dalë në publik fotot kur Jennifer Lopez dhe William Levy janë përqafuar prapa skenave të xhirimit të klipit “I’m into You” në muajin prill.

Në këtë foto, J.Lo hedh duart mbi Levy-n, teksa bëjnë një pushim gjatë xhirimeve. Mendohet se ata kanë nisur një lidhje që prej xhirimeve të klipit “I’m into You, edhe pse asnjëri prej të dyve nuk e ka pranuar një gjë të tillë.

Por ajo që dihet është se të dy janë ndarë, Ëilliam Levy është ndarë nga bashkëshortja një muaj pas xhirimit të klipit dhe J-Lo është ndarë një muaj më parë nga bashkëshorti i saj, këngëtari Mark Anthony. /BalkanWeb/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here