Yjet e famshme muzikore dhe ish-bashkëshortët, Jennifer Lopez dhe Marc Anthony, i ulën shtizat dhe vendosën të rregullojnë marrëdhëniet. Para se të shkurorëzoheshin, ata mezi komunikonin, ndërsa tani bashkëpunojnë si miqtë më të mirë.

Këngëtari i popullarizuar, Marc Anthony dhe ish-gruaja e tij, këngëtarja dhe aktorja e famshme, Jennifer Lopez, kanë qetësuar marrëdhëniet pasi që vendosen të kenë një qëndrim miqësor ndaj njëri-tjetrit.

“Disa muaj para se të ndaheshin, nuk mund të duronin njëri-tjetrin, janë fjalosur vazhdimisht, pothuajse nuk flisnin. Por pas shkurorëzimit marrëdhënia e tyre është forcuar, bashkëpunojmë më mirë dhe së shpejti do të organizojnë ndeja bamirësie”, tha një burim i afërt me çiftin e famshëm.

Një pajtim i mundshëm në kuptimin e dashurisë për momentin është i vështirë, sepse Jennifer është në romancë me 24-vjeçarin Casper Smart, ndërsa Marc Anthony me 24-vjeçaren Shannon de Lima, për të cilën e ka tatuar Statujën e Lirisë në nyjën e brendshme të dorës së tij të djathtë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here