Në prill, kur këngëtarja dhe ish-bashkëshorti i saj, Marc Anthony, patën dorëzuar dokumentet për shkurorëzim, gjykata i kishte paralajmëruar ata se pa lejen e gjykatës nuk mund t’i largojnë fëmijët nga Kalifornia.

Jennifer Lopez në muajin korrik do të fillojë turneun me kolegun e saj, Enrique Iglesias, dhe me vete dëshiron t’i marrë binjakët katërvjeçarë Max dhe Emma.

Për të arritur qëllimin e saj ajo duhet të marrë leje prej gjykatës, sepse kur ajo dhe bashkëshorti i saj Marc Anthony në muajin prill dorëzuan letrat për shkurorëzim, gjykata theksoi se ata nuk mund të shkojnë me fëmijët jashtë Kalifornisë, pa miratimin paraprak të gjykatës.

Në turne do të shkojë edhe Marc dhe për këtë arsye ai dëshiron që sa më shpejt të jetë e mundur të merret vesh rreth datave me Jenniferin se kur do të jenë fëmijët me të. Çifti po pret muajin qershor, me ç’rast gjykata do të vendosë kur do të jenë binjakët me të atin dhe kur me të ëmën e tyre në turne.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here