Jennifer Lopez, që kur u divorcua nga Marc Anthony, nuk ka folur për ish-bashkëshortin me të cilin ka dy fëmijë dhe 7 vjet martesë, por më në fund këngëtarja dhe aktorja vendosi të hapë gojën për historitë e dështimeve në martesa.

“Askush nuk do që të shkatërrojë një familje, kështu që divorci ka qenë shumë i vështirë për të dy ne”, deklaroi Lopez, e cila shtoi se ende beson tek dashuria, pavarësisht tri martesave të dështuara, pa përmendur këtu edhe fejesën me aktorin Ben Affleck, i cili deklaroi se nuk dëshiron të dëgjojë më të flitet për Lopez.

Protagonisti i “Pearl Harbour”, në një intervistë për revistën “Details”, u shpreh se viti 2003 ka qenë më i keqi i jetës së tij dhe se nuk i pëlqen ta kujtojë atë periudhë, duke iu referuar kohës kur ishte i lidhur me J-Lo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here