Ky futboll ka gjithnjë nevojë për pak feminilitet. Në një realitet të mbushur me skena dhune, tifozë fanatikë dhe me sharje të vazhdueshme nëpër tribunat e stadiumeve, elementi femëror mund të luajë një rol frenues.

Një gjë e tillë u pa edhe dje, kur Iva Mera, një prej bukurosheve shqiptare, është prezantuar si zëdhënësja e re e shtypit e klubit Tirana. Mjaftoi prania e saj që futbollistët bardheblu të tregonin edhe anën tjetër të tyre, xhentilesën, duke i uruar mirëseardhjen në kor vajzës së aktorit të njohur Behar Mera.

Zgjedhja e saj në këtë klub duket diçka e rrallë, pasi në futboll, zëdhënësit përgjithësisht janë meshkuj. Megjithatë, lojtarët e Tiranës tashmë kanë edhe diçka tjetër për t’u mburrur, përveçse fanelës së tyre të famshme.

Në Shqipëri, numri i fem rave që merren me çështjet e futbollit, është shumë i vogël. Përjashtim në një masë shumë të vogël bën Federata Shqiptare e Futbollit, ku punonjëset femra nuk mungojnë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here