Iva MeraImazhi i saj ka bërë xhiron e botës, pas reklamimit të spotit të turizmit në CNN. Iva Mera, vajza e aktorit Behar Mera, tregon për marrëdhëniet me babain e saj, pasionin për fotografinë, televizionin, ambiciet politike dhe sekretin e dashurisë

Iva Mera dhe sekreti i një dashurie.

Kur bisedon me të, nuk mungojnë batutat herë pas herë. Sensin e humorit e ka të trashëguar nga babai, por gjithashtu është shumë e lidhur me të. Konsultohet për gjithçka. Iva është vajza e aktorit Behar Mera, por nuk është aktore.

Ambiciet e saj janë politika dhe televizioni, për këtë arsye ka mbaruar studimet e larta për shkenca politike dhe vazhdon masterin për komunikim – masmedia.

E ka gjetur veten mirë në ekran, pasi është edhe prezantuesja e një emisioni të suksesshëm televiziv. Bukuria dhe sharmi nuk e kanë lënë “bosh” Ivën.

Oferta për foto dhe reklama të ndryshme nuk kanë munguar, duke e bërë atë të jetë në qendër të vëmendjes. Përveç këtyre, është në fazat e para të të qenit biznesmene. Ka hapur një karaoke dhe është vetë menaxherja e saj, duke i sjellë në këtë mënyrë goxha të ardhura.

Më tej, Mera na zbulon edhe diçka që nuk e kishte bërë publike më parë, fejesën e saj. Ajo tashmë është e fejuar me një djalë, i cili vazhdon studimet për juridik me të cilin shoqërohej prej shumë kohësh.

Iva, keni qenë imazhi i turizmit shqiptar ketë verë dhe jemi në prag të fillimit të një zezoni pune, me çfarë po merret Iva tani?

Tani po vazhdoj misterin për “komunikim – masmedia”, më pëlqen shumë ta mbaj këtë lidhje me shkencat politike, të cilën sapo e kam mbaruar dhe të futurit në botën e medias dhe televizionit, është diçka që më pëlqen.

Pse ke zgjedhur shkenca politike, e shikon veten në të ardhmen si politikane?

Unë kam mbaruar gjuhët e huaja për gjermanisht. Ishte një gjuhë qe e zgjodha vetë. Mbasi mbarova vitin katërt mendova se: në qoftë se do të vazhdoja gjermanisht edhe në fakultet, nuk do të arrij më shumë se sa pedagoge maksimumi.

Kështu që, pashë këto degët e tjera, shkenca politike m’u duk pak më e veçantë dhe duke parë që ne nuk kemi shumë figura politike femërore mendova, pse të mos jem unë njëra ndër to (qesh). Shkollën e fillova me synime në politikë, më vonë e kuptova se më shumë anoja si analiste politike se sa si politikane.

Pasi kaluan tre vjet, e pashë veten se e vetmja fushë ku unë isha shumë mirë pasi edhe ku unë isha mirë ishin lëndët e mas medias, për këtë arsye zgjodha edhe misterin në këtë fushë.

E shikon veten politikane?

Është diçka, që duhet të angazhohesh. Tani në forume, jo se e shikoj të pamundur, por për momentin nuk e gjej veten.

Ke ndonjë politikane model?

Jozefina Topalli, për mua është shumë e aftë. Më pëlqen fakti që ajo drejton një kuvend që dominohet më së shumti nga burrat dhe kjo e bën atë të veçantë dhe të fortë. Një femër gjithmonë shihet më atë syrin ndryshe, ajo tamam ka thyer atë akullin që duhej, prandaj ka vlera për mua.

Përveç faktit të të qenit foto-modele, tashmë njihesh si prezantuese në televizion, ka qenë dëshira juaj, apo erdhi rastësisht?

Ishte një ofertë që më erdhi kur nuk e mendoja. Atë ditë sapo kisha xhiruar reklamën e imazhit të turizmit të Shqipërisë, ishte një gjë e rëndësishme për mua se do të transmetohej gjithandej, edhe në CNN.

Një moment më bie telefoni dhe më marrin nga Klani. Ishte organizatorja e “Nacional Bingo” më thotë se ishin të interesuar për mua, pasi donin që të isha unë prezantuesja. Në fillim e mora me të qeshur, më pas u konsultova edhe me tim atë dhe vendosa të shkoja. Ishte hera e parë për mua, fakti që i merrja gafat që bëja me të qeshur, ma lehtësonte punën, por shumë shpejt ia mora dorën.

Fakti që dole në ekran dashje pa dashje u bëre e njohur. A e ndjeve këtë gjë, çfarë ndryshoi te ty?

Po, normalisht, sepse deri në atë kohë njihesha vetëm nëpërmjet fotove. Është edhe një gjë, këtu në Shqipëri nuk ndihet shumë nëse je e njohur apo jo, kjo të paktën është ndjesia ime. Unë bëj të njëjtat gjera që kam bërë edhe më parë. Nuk është se kushtëzohem nga fakti i të qenit e njohur. Madje, miqtë e mi ma vënë në dukje shpesh herë këtë.

Kur e kuptove ti që po tërhiqje vëmendje si vajzë?

Po në momentin që të tjerët ishin të interesuar për mua, ftesa për foto, për reklama.

Të ka ndihmuar pamja e jashtme në arritjen e sukseseve të tua dhe të kësaj që je deri tani?

Pa diskutim që po. Më ka ndihmuar padyshim. Po ju tregoj diçka, te imazhi i turizmit ishin në konkurrim 18 vajza dhe në fakt kishte goca goxha të bukura, me trup të rregullt dhe shumë elegante.

U habita kur më përzgjodhën mua, pasi në vendim tim mund të ishte kushdo tjetër. Kur po iknim për në Sarandë të xhironim, në një moment të caktuar i pyeta organizatorët dhe u thashë, pse pikërisht mua? Ata më thanë: nga hunda që ke.

Qesha, dhe më shpjeguan se ata donin një vajzë tipike mesdhetare dhe unë i paskam këto karakteristika. Pra, unë sipas tyre i përmbushja kërkesat dhe parametrat që ata kërkonin. U ndjeva mirë me thënë të drejtën.

Po fakti që je vajza e aktorit të njohur, Behar Mera, sa të ka ndihmuar?

Kjo më ka bërë këtë gjë: që në çdo ambient që shkoj, kur them se jam goca e Beharit, më shohin më sy tjetër. Por, që të më ketë ndihmuar me ndonjë gjë, jo. Kjo sepse im atë nuk ka qenë kurrë pro këtyre gjërave. Kur dua të bëj diçka, më lë që unë të “vuaj” vetë dhe në momentin që nuk bëhet, nuk ndërhyn asnjëherë. Ai më thotë se ai i ka arritur vetë gjerat edhe unë këtë duhet të bëj.

Si janë marrëdhëniet e tua më babain tënd?

Shumë e ngushtë dhe e veçantë. I flasim njëri – tjetrit për gjithçka. Them se nuk e quaj dot vetëm baba, por një shok e mik shumë të mirë. Më këshillon për çdo gjë, sidomos në këtë botë, ku qarkulloj unë. Ai ka parë dhe njeh shumë, ndaj këshillat e tij më duhen. Me mamin nuk e kam këtë marrëdhënie.

Babi është shumë i mirë dhe i dashur, por është pak fanatik. Nuk është se më privon, nga ato gjëra që dua, por ai ka ca rregulla. Për veshjet e ka pak problem, tani jo dhe aq se edhe mosha, por prindërit kështu janë.

Cila është ajo gjë që vlerëson më shumë te një mashkull?

Është shumë e rëndësishme të jetë i sinqertë, por nuk e di pse kohët e fundit, virtyti kryesor është të jetë me humor. Njeriu që është më humor të shton jetën. E kam edhe nga eksperienca në familjen time. Po pate në krah një person që ka humorin, çdo gjë e merr shumë lehtë.

Ju keni pranë një njeri me humor përveç babait …?

Unë jam e fejuar, iku koha e të dashurit. Nuk e kam bërë publike dhe nuk është se më pëlqen shumë. Kishim kohë që shoqëroheshim. Kemi qenë fillimisht shokë dhe më pas të dashur, tani është i fejuari im. Erdhi një moment që duhet ta bënim familjare. Ai është student për juridik.

Të ndihmon, apo e ka bezdi fakton që ti je foto-modele dhe një imazh?

Jo, absolutisht, përkundrazi e kam krah për çdo gjë.
E frekuenton jetën e natës
Tani kam karaoken time, të cilën e menaxhoj dhe e organizoj vetë, kështu që nuk dal gjëkundi në vend tjetër. Kam marrë një lokal me qira dhe aty kaloj pjesën më të madhe të ditës, sidomos tani që nuk ka filluar ende shkolla.

Domethënë Iva është edhe biznesmene?

(Qesh) Eh, po t’ia bëjmë qejfin vetes, po.

Shpenzon shumë?

Shpenzoj, por më shumë jashtë, pasi kam motrën në Gjermani dhe shkoj shpesh atje. Ndërsa këtu shpenzoj shumë për gjërat kozmetike.

Çfarë ha?

Dietë nuk mbaj, për ta tepruar nuk e teproj. Nuk është se jam shumë e rregullt me ushqimin, për shembull unë ha njëherë në ditë. Më ndodh shpesh që në dimër të shëndoshem e në verë të dobësohem.

Je femër pasiononte?

Po, me pëlqejnë gjërat e bukura dhe romantike. Nuk më pëlqejnë gjërat shumë të mëdha, të hapura, shumë ngjyra.

Çfarë është lumturia absolute për ty?

Për mua, lumturia absolute nuk është se arrihet. Unë besoj te fakti që çdo njeri, sado të jetë i përmbushur, përsëri e kërkon një gjë më shumë.

Po të ndodhte të takoje Zotin çfarë do t’i thoshe?

Të më rilindë edhe një herë nga fillimi dhe të më hapë rrugët për ato gjëra që dua të bëj. /Gazeta shekulli/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here