Iva Aliko flet për të dashurin e saj n’Kosovë Show Iva Aliko vazhdon të jetë kryetemë në mediat tona falë deklarimit të pretenduar se është në lidhje me një deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Këngëtarja atraktive ka pohuar se është fjala për një deputet të PDK-së, i cili madje është i martuar. Të njëjtën gjë ajo e ka pohuar edhe në emisionin n’Kosovw Show me Shpëtim Deskun.

Ajo ka thënë se vjen një herë në javë ose një herë në dy javë në Prishtinë, pasi këtu e ka shoqërinë dhe njeriun e zemrës. Zgjedhja e saj nuk është për dukjen, porse meshkujt i pëlqejnë të jenë më burrërorë.

Biondja ka zbuluar se deputeti ka një shenjë në trupin e tij, por nuk e ka treguar vendin se ku. Nikoqiri i emisionit ka vazhduar me pyetjet, madje duke ia nxjerrë fotografitë e deputetëve dhe duke e pyetur se cili është.

Porse këngëtarja ka refuzuar të tregojë duke u përgjigjur vazhdimisht me ‘jo’. (Ndiqeni videon nga minuta 12:50).

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here