Ishte vetëm tetë vjeç kur babai i saj u bë President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dhe flasim për Sasha Obama, vajzën e dytë të Barack Obama, që para pak ditësh mbushi 16 vjeçe.

Për ditëlindjen e saj Sasha, emri i saktë i së cilës është Natasha, kishte veshur një fustan të kuq me rripa, dhe dukej e mrekullueshme. Edhe prindërit e saj po ashtu, teksa ndjekësit në Instagram i kanë shprehur dashamirësi dhe urime.

Adoleshentja ka pozuar përkrah miqve të saj ku është dhe vajza e Charisse Jackson ylli i “The Real Housewives of Potomac”.

Edhe fotot e saj me prindërit dhe gjushen, Marian Robinson gjithashtu janë ripostuar në Twitter me mijëra herë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here