Hueyda El Saied i rikthehet për pak ditë Tiranës dhe në këtë interval të shkurtër kohor nuk kanë munguar as takimet e saj me miq të vjetër.

Një prej tyre ishte edhe gazetari Arjan Konomi, me të cilin artistja e ekraneve shqiptare ka realizuar edhe një bisedë televizive në një prej kanaleve lokale në Vlorë.

Gjatë bisedës me Arjan Konomin, çokollata e ekraneve shqiptare ka theksuar se lidhja e saj me Brunon, mjekun e kirurgjisë plastike shkon më së miri, madje prezantuesja ka thënë se i frikësohet epidemisë që ka zënë femrat e ekranit, pasi shumë prej tyre kanë mbetur shtatzënë. Hueyda ka zbuluar gjithashtu se e ka përfunduar tanimë masterin në Shkencat e Komunikimit, ndërkohë siç kemi mësuar është në pritje të fillimit të një pune.

Dashuria
Thuajse një vit më parë, në dasmën e Valbona Çobës ajo prezantoi publikisht të dashurin e saj, Brunon. Mjeku italian i kirurgjisë plastike dukej se ia kish marrë mendjen keq bukuroshes sonë. Kjo dashuri vazhdon të jetojë edhe sot kur ka kaluar më shumë se një vit nga dita që ka nisur.

Në kohën kur u njohën Bruno vinte në Tiranë për të dhënë mësim tek Universiteti ‘Zonja e Këshillit të Mirë’./Bluetooth/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here