Eminemi për pak sa nuk u pensionua nga repi, vetëm pas performancës së tij të parë publike, për shkak se ishte vërshëllyer tmerrësisht nga publiku.

Krijuesi i hitit “Love The Way You Lie” filloi karrierën e tij të hershme rrugëve të Detroitit, por ishte aq i demoralizuar kur u vërshëllye për herë të parë, sa që për pak nuk e përfundoi karrierën pa ia nisë mirë.

“Hera e parë kur kam performuar para njerëzve që ka pasur një far llojë vlere, në klub, unë isha vërshëllyer. Dhe ishte traumatizuese për mua. Më kujtohet të kem qenë shumë i traumatizuar dhe mendoj se shkova në shtëpi si njeri që kërkoi të heqë dorë nga repi. Dhe një javë më pas, një ditë më vonë, një orë më vonë, më erdhi nga brendësia, që të mos dorëzohem dhe të vazhdoj përsëri”, ka theksuar Eminem.

Eminem tani është një prej reperëve më të suksesshëm në histori, ndërsa thotë se i ka shumë borxh repit.

“Unë natyrisht jam ndjerë sikurse nuk isha për rep, por sigurisht nuk do të isha këtu po të mos ekzistonte kjo gjë, më dha zërin, imazhin tim, më dha fuqi dhe e dini, unë jam rikthyer pas varësisë nga droga dhe shumë vështirësive tjera – pa repin, unë nuk do të kisha qenë në gjendje të bëj asgjë. Kjo është e vetmja gjë që di të bëj mirë, nëse nuk do të kisha qenë reper, nuk do të kisha bërë asgjë, ose ose do të kisha luajtur basketboll”, përfundnoi Eminem.

Eminemi dhe reperë të tjerë do të jenë pjesë e filmit të ri “Something From Nothing: The Art of Rap”, i cili është në regji të Ice-T dhe ka për protagonistë Snoop Dogg, Dr. Dre, Ice Cube, Q-Tip dhe shumë të tjerë. Filmi do të lansohet si DVD në tetor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here