Detaje pikante të jetës seksuale të Britney Spears mund të bëhen publike shumë shpjet. Ish-roja i saj, Fernando Flores, 31 vjeç, thotë se ka një marrëveshje me një shtëpi të njohur botuese për një libër në të cilin do të pasqyrohen aventurat seksuale të këngëtares.

Sipas tij, Britney ka një oreks të paparë seksual, të cilin e shuan gjatë turneve të saj me marrëdhënie treshe dhe orgji.

“Ajo ka pasur rreth vetes kërcimtare të reja dhe të bukura dhe shpesh gjërat kanë dalë jashtë kontrollit. Kishte drogë, alkool e banja me avull”, përmend ai disa detaje, për t’i ruajtur pjesën tjetër për librin që pritet të përkojë me martesën e këngëtares me të dashurin aktual, Jason Trevik.

Flores ka punuar për këngëtaren në vitin 2010. Ai ka deklaruar disa herë se Britney e ka ngacmuar seksualisht duke u zhveshur para tij për ta joshur, por këto pretendime janë hedhur poshtë nga këngëtarja.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here