Helmut SchmidtNuk është kurrë vonë për të dashuruar, ky është mesazhi që ka përcjellë ish-kancelari legjendar gjerman, Helmut Schmidt.

Dy vjet pasi humbi gruan e tij prej shtatë dekadash, ai ka pranuar se ka një të dashur të re. 93-vjeçari tha në një spektakël gjerman se ka rënë në dashuri me një grua të ve, 15 vjet më të vogël se ai. I pyetur nëse ishte i lumtur me marrëdhënien e tij të re me Ruth Loah, ai tha se “lumturia është relative”.

Schmidt, i cili ishte kancelar i Gjermanisë Perëndimore në vitet 1974- 1982, është shumë i vlerësuar në publik. Historia e tij e re e dashurisë ka përfshirë të gjitha mediat gjermane, por jo vetëm.

I pyetur në një intervistë nga britanikja “Times” nëse Ruth, të cilën ai e njeh prej 55 vitesh ishte e dashura e tij, ai u përgjigj thjesht “Po”. Ruth ka punuar prej vitesh në zyrën e tij. Schmidt ka fituar “Kryqin e Hekurt” për kontributin e tij në Luftën II Botërore, në frontin lindor dhe atë perëndimor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here