angelamartinitimvogeleDitë më parë, është bërë publike lidhja e re e modeles së njohur shqiptare Anxhela Martini me multimilionerin Tim Vögele. Por, ajo që nuk është ditur dhe e kane zbuluar mediat zviceriane, futbollisti shqiptar-zviceran Pajtim Kasami, ka qenë pikërisht ky vetë, që “e ka pasur në dorë” gjatë tre muajve të fundit bukuroshen 26 vjeçare me prejardhje nga Shkodra. Kasami, futbollist i skuadrës së Premier League, Fulham, vetëm tund kokën pa kuptuar gjë kur flet për “të ikurën” e tij. “Anxhela bën gjithçka për t’u bërë e famshme. Ajo i pëlqen meshkujt e suksesshëm, pa dallim nëse janë të rinj, të moçëm, të bukur, të shëmtuar, të zinj apo të bardhë. Kapitali i saj, është pamja e bukur. Ajo është sipërfaqësore”, ka thënë Kasami.

Ndërsa, i pyetur nëse me këtë rast po flet nga ndjenja e xhelozisë, pasi është braktisur nga bukuroshja, ai thotë: “Ky kapitull është i mbyllur për mua. Unë shpresoj që Anxhela të jetë e lumtur me atë çfarë po bën”. Tim Vögele, më i riu në krah të bukuroshes shqiptare, është trashëgimtar i një kompanie të madhe tekstili, pasuria e të cilit vlerësohet në mes të 400 dhe 500 milionë eurove.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here