Ish e dashura e Prince Harry po martohet.

Ish e dashura e Prince Harry, Ellie Goulding do të martohet së shpejti me Caspar Jopling dhe me këtë rast, ka ftuar në dasmën e saj edhe çiftin mbretëror.

Në mesin e shumë të tjerëve, ftesë kanë pranuar edhe çifti mbretëror, dukesha e Kembrixhit, Kate, dhe Princi William.

Mirëpo ende nuk është konfirmuar nëse janë të ftuar në dasmë edhe Meghan Markle me Princin Harry.

Siç shkruan “The Sun”, të ftuara nderi në dasmë do të jenë edhe Princesha Beatrice dhe Eugenie, me nënën e tyre, Sarah Ferguson.

William dhe Kate do t’i gëzohen festës, në të cilën do të jenë të ftuar edhe personazhe të njohur si Ed Sheeran dhe Rita Ora. Megjithatë, nuk dihet nëse Princi Harry dhe Meghan Markle do të bëhen pjesë e eventit nëse janë të ftuar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here