Evelina Mana ka qenë katër vjet në lidhje me ish-kryeministrin italian, Silvio Berlusconi, për të cilin pohon se ishte i papërsëritshëm në shtrat.

Mana zbuloi për revistën Playboy se katër vjet ka qenë e dashura e Berlusconit, duke thënë se romanca e tyre ka filluar në vitin 2005, kur kjo manekine, aktore e tash edhe producente, i pati deklaruar atëbotë një reviste se mashkulli ideal për të është “dikush që ka inteligjencën e John Kennedyt, pasionin e Che Gevarës dhe dinakërinë e Silvio Berlusconit”. Pas kësaj deklarate erdhi ftesa nga zyra e kryeministrit italian.

“kam qenë e dashura e tij që nga momenti kur hyra për herë të parë në banesën  tij. Seksi me të ishte fantastik. Ai është mashkull!”, tha Evelina, për të sqaruar se e kanë ndërprerë lidhjen më 2009, pas vdekjes së babait.

“Është e vështirë të gjesh njeriun që do të hyjë në dhomën time të fjetjes pas kryeministrit Berlusconio”, tha në fund ajo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here