Mediet dhe tifozët e akuzojnë atë për vite me radhë se është fajtor për problemet që kishte me drogën Amy Winehouse, ndërsa tani edhe vetë e ka pranuar.

Ish-bashkëshorti i Amy Winehouse, Blake Fielder Civil, në një intervistë për gazetën “The Sun”, vetëm pak ditë pasi doli nga spitali, ku ishte për disa ditë në gjendje kome pas mbidozës, e pranoi se ishte fajtor pse këngëtarja filloi të përdorte droga të rënda.

“Unë kam qenë ai që solli drogën në marrëdhënien tonë. Kur ajo vdiq, unë nuk kam mund ta merrja veten, ngase mendova se unë e vrava atë. Megjithatë, kur arritën rezultatet toksikologjike, paksa u lirova sepse në trupin e saj nuk u gjet drogë. Jam i vetëdijshëm se kjo nuk më liron prej fajit apo përgjegjësisë, por më duhet që të jetoj me këtë”.

Blake thotë se pavarësisht nga e gjitha, Amy ishte shumë e fortë dhe femër e pavarur, ku të gjitha vendimet i ka marrë vetë, pra edhe për sasinë e pakufizuar të marrjes së drogës dhe alkoolit.

Megjithatë, ai thotë se vetes nuk mund t’ia falë që e ndihmoi, por, siç ka thënë edhe nëna e saj më parë, Amy e ka dashur më së shumti në botë.

Amy vdiq nga alkooli i tepërt në organizëm, ndërsa sipas raportit mjekësor kjo ndodhi si pasojë e dehjes konstante për shumë javë.

Babai i saj, Mitch Winehouse, thotë se Amy disa javë para se të vdiste, papritur ndaloi përdorimin e drogës, por kishte filluar të pinte shumë, kryesisht vodka dhe askush nuk ka mundur ta parandalonte ta bënte atë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here