"Is this it” i bendit “Stroke” është shpallur albumi më i mirë i dekadësAlbumi “Up the Bracket’ i “Libertines” në bazë të votave ishte radhitur i dyti në listën e 50 albumeve më të mira, përderisa në pozitën e tretë është albumi “XTRMNTR” i “Primal Scream”.

“Is this it”, i cili përfshin hite të njohura si “Last Night” dhe “Somebody”, ishte një nga albumet më të vlerësuara të vitit 2001, kur edhe ishte realizuar. Vokalisti i grupit “Stroke”, ka shprehur qëndrimin e grupit pas këtij vlerësimi.

“Është çmenduri e madhe, është gjëja më e mirë për të cilën kam dëgjuar ndonjëherë”, ka thënë ai.

“Por a do të thotë kjo se ka qenë një dekadë e mirë apo e keqe muzikore? Unë nuk e di, nuk jam i mirë për ta gjykuar këtë”, ka shtuar ai. Tutje, ai ka shtuar se incizimi i albumit që është cilësuar si më i miri i kësaj dekade, ka qenë një përvojë shumë e mirë.

Në listën e ngushtë të vitit 2002 kishin qenë tetë albume të suksesshme, duke përfshirë “Interpoli” “The Streets” dhe “Queens of the Stone Age”. Redaktori i revistës muzikore “NME”, Krissi Murison ka thënë se ky ishte vlerësimi përfundimtar për albumet e kësaj dekade, ku u shpërblyen ata që ndihmuan zhvillimin muzikor gjatë këtyre viteve. Lista e plotë me 50 albumet më të mira të dhjetëvjetëshit të fundit do të publikohet në revistën “NME”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here