Me hapa të ngadalshëm por të sigurt, Irva Stefa po futet gjithnjë e më tepër në tregun muzikorë.

E motra e këngëtares Rovena Stefa, këto ditë është duke qëndruar në Kosovë ku është duke realizuar videoklipin e radhës të këngës më të re “Tregomë”, këngë kjo e punuar nga Enis Presheva, ndërsa xhirimet e videoklipit janë duke u realizuar nga produksioni “Urban Graphics”.

Është një këngë me ritme house – dance, R&B. Xhirimet e videoklipit do të fillojnë që sot dhe jemi duke bashkëpunuar me të njëjtin produksion i cili është duke i realizuar videoklipet e Rovenës. Deri tani jam shumë e kënaqur më këngën dhe po pres reagimet e publikut”, ka thënë ajo për “Zërin” duke treguar se kjo është kënga e dytë në karrierën e saj, ndërsa kënga e parë ishte dueti me Rovenën që ishin pjesë e festivalit “Top Fest”.

Irva tregoi se pretendimet e saj janë që të bëj emër personal, megjithatë ajo vlerëson lartë mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme në të gjitha format nga motra e saj Rovena.

“Secili kërkon që të këtë emrin dhe publikun e tij, mirëpo për të gjitha do të tregoj koha në të ardhmen. Unë ndihem shumë e lumtur që jam motra e Rovenes. Kjo për mua përbën një përparësi sepse përvoja saj më bën të arrij me shpejtë te suksesi, por normalisht se edhe fama e saj të vë në një përgjegjësi se si do të prezantohesh në të gjitha rrethet artistike”, ka pohuar ajo pa e lërë anash as mbështetjen e motrës tjetër Elises e cila është menaxhere e motrave Stefa.

Nuk jam zhvendosur për të banuar në Kosovë

Këngëtarja Stefa ka theksuar se ka shumë gjëra të cilat e dallojnë me motrën Rovenën por në anën tjetër kanë edhe gjëra të përbashkëta.

“Fillimisht ne jemi motra dhe kjo është e përbashkëta. Pastaj që të dyja kompozojmë këngë. Ndërkohë ka ca gjëra në tipare që na bëjnë të dallojmë dhe të ndryshojmë nga njëra tjetra”, shton ajo. Irva ka përfunduar studimet për ekonomi, ndërkohë ka thënë se ajo nuk është zhvendosur për të banuar në Kosovë, ashtu siç kanë bërë kohëve të fundit të dy motrat e saj.

“Jo, unë kam ardhur vetëm për të përfunduar këngën dhe do të lëvizi nga Kosova në Shqipëri apo anasjelltas”, ka thënë ajo.

E motra e vogël e familjes Stefa bëri më dije se ka filluar të merr shumë ftesa për të kënduar nëpër mbrëmje dhe koncerte të ndryshme nëpër Shqipëri, ndërkaq gjatë verës si rëndom do të këndoj në tarracën “Rovena” në Durrës.

Ajo premtoi se gjatë këtij viti do të realizoj edhe shumë këngë dhe videoklipe të reja./Zeri/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here