Irma Xhem, jo më single?Për këdo që është shikues i rregullt i Wazzup në Klan Kosova, statusi i Irma Xhemës dihet se shpeshherë është temë diskutimi, sidomos falë ngacmimeve me humor të Enurit.

Por, duket se nga tani e tutje, Enuri s’do ketë arsye ta diskutojë statusin single që u duk se do mbetet për një kohë të gjatë tek Irma.

Kjo për faktin se prezantuesja ka nisur tashmë një lidhje duke u përshendetur me epokën e gjatë të të qenurit beqare, fakt që e pranoi sot për të parën herë në Wazzup kur tha se është e dashuruar.

Sipas të gjitha gjasave djali që i ka ‘vjedhur’ zemrën Irmës është Atdhe Xharavina, një prej favoritëve të dikurshëm në spektaklin ‘Unë jam Top Model’.

Dyshja ka disa kohë që shihen bashkë në rrjete sociale por ndryshe prej shoqërisë së gjerë, relacioni mes tyre ka kaluar në një tjetër nivel.

Më poshtë, video nga momenti kur Irma pranon se është e dashuruar dhe foto të çiftit. /prive/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here