Uragani ‘Irma’ u kthe në tmerrin e SHBA-së.

Deri më tani nga furtuna numërohen 25 viktima, për të mos folur për dëmet materiale që janë kolosale. I prekur nga këto dëmtime është dhe aktori i njohur kubanez William Levy.

Ai ka publikuar në rrjetet sociale, se si ‘Irma’ i ka shkatërruar gjithçka rreth shtëpisë. Akori dhe bashkëshortja e tij së bashku me fëmijët tregojnë se janë të mobilizuar ti kthehen normalitetit tashmë që ‘Irma’ është qetësuar. Levy ka treguar pemët e rrezuara që kanë bllokuar gjithë hyrjen e banesës.

Uragani Irma tashmë është dobësuar dhe është kthyer në një stuhi tropikale sot, ndërsa zhvendoset në veri të Floridës dhe në jug të Xhorxhas, sipas Qendrës Kombëtare amerikane të Uraganëve. Irma ka shkaktuar shkatërrim në Florida, shteti i tretë më i populluar i Amerikës. Por zyrtarë thonë se ende është e vështirë që të llogariten dëmet. /Gazeta Express/ 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here