Irina Shayk shtatzënë?!Është super modelja më e njohur dhe më seksi në botë.

E ajo bëri paraqitjen e parë në shoun e modës së ‘’Victoria Secret’’ saktësisht në mbrëmjen e së mërkurës, njofton Klan Kosova.

Por debutimi i Irina Shayk, në pasarelë, u zbeh nga pretendimet se modelja ruse është duke pritur fëmijën e saj të parë.

Raportohet se modelja Irina Shayk, është shtatzënë me të dashurin Bradley Cooper, me të cilin u lidh pas përfundimit të lidhjes së saj të dashurisë me yllin e njohur të futbollit Cristiano Ronaldo, njofton Klan Kosova.

Irina Shayk shtatzënë?!Shtatzënia e Irina Shayk është supozuar nga të pranishmit në skenë, derisa u sulmua nga ta pasi ajo mbante një xheketë dhe një mbulesë të kuqe për të mbuluar barkun e saj.

Por ende nuk është dhënë ndonjë reagim nga vet modelja në lidhje me shtatzëninë e saj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here