Irina Shayk: Ha çfarë dua dhe e kompensoj me palestërModelja Irina Shayk ka një fizik të mrekullueshëm që çdo femër do të dëshironte ta kishte, kështu që nuk është aspak surprizë të zbulosh se për bukuroshen ruse nuk është aspak e lehtë të ruajë ato forma.

29-vjeçarja, ish-partnerja e Cristiano Ronaldos, ka treguar në një intervistë për revistën ‘Viva’ se nuk mban dietë, por shkon në palestër çdo ditë.

”Duhet ta duash trupin, ta respektosh dhe ta trajtosh mirë atë. Unë kaloj shumë kohë duke bërë ushtrime kardiovaskulare”, deklaroi Irina, e cila shtoi se nuk përzgjedh ushqimet që ha.

”Ha çfarë të dua dhe e kompensoj me palestër. Unë shkoj çdo ditë në palestër, por shmang ushtrimet që mund ta bëjnë trupin tim muskuloz. Fokusohem tek vrapi, boksi dhe biçikleta”, tregoi Shayk.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here