Irina Shayk, e dashura e Cristiano Ronaldos, ka thënë se ajo i ka kaluar momentet më të mira të jetës së saj në javët e fundit, pasi është përkujdesur edhe për djalin e të dashurit të saj.

26 vjeçarja ka marrë lëvdata nga rrethe të gjera për trajtimin mjaft të mirë të djalit të Ronaldos, i cili nuk është edhe i modeles. Së fundmi çifti dhe Ronaldo Jr. kanë qëndruar në St. Tropez.

“Më së shumti jam relaksuar me Cristianon e vogël. Kam pushuar dhe kam mësuar edhe të notoj. E dua atë sikurse djalin tim”, ka theksuar Irina.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here