Inva Mula tani dhe regjisoreInva Mula rikthehet në skënën shqiptare jo vetëm në rolin e sopranos, por edhe si regjisore e Operas “Pagliacci” që do të ngjitet në TKOB në muajin Maj. Lajmi është konfirmuar nga drejtori i Teatrit të Operas Ilir Kerni.

Deklaratat e tij drejtori Kerni i bëri gjatë provave gjenerale të baletit me dy akte “La Sylphide”, në të cilin në vitin 2007 ishte vetë në rolin e protagonistit, ndërsa sot do të jetë në rolin e koreografit.

“La Sylphide” është një balet romantik me muzikë të Herman Lovenskiold dhe libret të Adolphe Nourrit. Ky balet do të ngjitet në skenën e TKOB në datat 27 dhe 28 mars në orën 19.00.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here