Sopranoja shqiptare me famë botërore, Inva Mula sot në orën 10.29 minuta solli në jetë vajzën e saj, në klinikën e njohur pariziane Rue Nicolo.

Bashkëshorti i sopranës, Hetem Ramadani, i cili kishte kohë që e priste me emocion këtë lindje mësohet se i ka qëndruar pranë Invës, në këtë moment të vecantë të jetës së tyre.

Në një atmosferë të lumtur miqtë e shumtë që e rrethonin mësuan emrin e vajzës, Nina Mula Ramadani, në kujtim të nënës së saj, Nina Mula. Ishte një lindje me fat të mbarë, siç u shpreh dhe doktoresha e kësaj klinike, ku ka lindur kohë më parë dhe vajza e çiftit Sarkozy.

Duke dalë nga salla, miqtë francezë e shqiptarë e shoqëruan kalimin e Invës me një këngë të improvizuar, “Elle est neé la petite Nina” (Lindi Nina e vogël).

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here