Inva Mula do vendosë jashtë gjykatës për kujdestarinë e djalitNë seancën e djeshme gjyqësore të procesit gjyqësor të ndarjes së çiftit Pirro Çako dhe Inva Mula, avokatët e këtyre të fundit i kanë kërkuar Gjykatës së Shkallës së Parë në kryeqytet, konkretisht gjyqtares Elona Gjoka, që t’u japë një muaj kohë për të zgjidhur mes tyre se kush do të marrë përsipër kujdestarinë e djalit.


Ka qenë avokatja e këngëtarit Çako që i ka propozuar avokates së sopranos Mula, që klientët e tyre të zgjidhin mes vete se kush do të ushtrojë përgjegjësinë prindërore ndaj djalit të tyre. 

“Me propozim të avokates së Pirro Çakos, u kërkua të shtyhet seanca gjyqësore për një afat njëmujor, për t’i lënë kohë çiftit mes vete të zgjidhin se kush do të mbajë djalin dhe përgjegjësinë prindëror që do të kenë karshi fëmijës. Kjo kërkesë u pranua nga gjykata, e cila caktoi datën 5 tetor, ora 10:00 për vazhdimin e seancës gjyqësore, ku do të shprehen për kujdestarinë e djalit të tyre,” – thanë burimet nga gjykata.

Pas këtij propozimi, avokati i sopranos Mula kërkoi kohë të fliste me klientin e tij, ku dhe do të japë mendimin për kujdestarinë e djalit, që mendohet se sopranoja nuk dëshiron që djali i tyre të mbetet me babanë Pirro Çako.

Pritet që në ditët në vazhdim të bëhet një konsultë mes avokatëve të çiftit për të vendosur se kush do të mbajë djalin dhe përgjegjësitë prindërore që i takojnë secilit deri në moshën 18-vjeçare. Në seancën e radhës, pritet që të parashtrohet edhe vendimi i marrë i çiftit, se kush do të kujdeset deri në moshën 18-vjeçare për djalin e tyre.

Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, që nga fundi i muajt prill po shqyrtohet kërkesëpadia e bërë nga sopranoja Inva Mula për ndarjen me bashkëshortin e saj Pirro Çako. Deri pasditen e djeshme, janë shqyrtuar tetë seanca gjyqësore, por pa arritur një përfundim për ndarjen mes tyre dhe pasurisë së ngritur gjatë martesës disavjeçare.

Kërkesëpadinë, sopranoja Mula e ka argumentuar me faktin se ata jetonin larg njëri-tjetrit dhe se “marrëdhënia e tyre nuk kishte më kuptim”. Ndërkohë, në media të ndryshme janë botuar rrethana të një lidhjeje të sopranos shqiptare me famë botërore, me biznesmenin kosovarë, Et’hem Ramadani. /shekulli/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here