Soprano me famë botërore Inva Mula ësh të në pritje të vajzës së saj të parë pas martesës me biznesmenin kosovar Hetem Ramadani. Ajo është 5 muajshe shtatëzënë dhe tashmë e ka mësuar gjininë e fëmijës.

Nga martesa me Pirro Çakon, ajo ka një djalë të rritur, Anthony. Lajmi tejet konfidencial është dekonspiruar gjatë vizitave që familja Mula priti pas humbjes së artistes tjetër të kësaj familjeje, nënës së Invës, Nina Mulës.

Bluetooth, edhe këtë herë ka mundur të zbulojë detajet e jetës personale të sopranos, të cilat mos sot, nesër, do të zbuloheshin.

Sipas fjalëve, soprano dhe Hetemi janë mjaft të lumtur për kurorëzimin e dashurisë së tyre në një fëmijë. Hetemi vetë, ka 3 fëmijë me gruan e parë që të treja vajza dhe firma e hapur në Slloveni që e bëri të suksesshëm mban pikërisht bashkimin e emrave të tyre. Suplementi ynë ka qenë i pari që foli për një marrëdhënie të sopranos me biznesmenin kosovar.

Inva Mula u mundua të përgënjeshtrojë lajmin duke dhënë intervista në media të ndryshme, por një foto e publikuar po në Blutooth të çiftit në Cavtat të Kroacisë, s’la më shteg për përgënjeshtrime të mëtejshme. Më pas ata nisën të dilnin haptas deri në kurorëzimin e martesës së tyre.

Historia e divorcit të Inva Mulës, lindi pas shumë vitesh mosmarrëveshje. E martuar që prej 20 vjetësh me Pirro Çakon dhe jeta në Francë mes suksesit të jashtëzakonshëm të saj dhe mosrealizimit të kantautorit nga pikëpamja artistike, krijoi dhe hendekun e parë mes tyre. Për disa kohë ata jetuan të ndarë pra mes Shqipërisë e Francës deri sa vendosën të divorcohen.

Sipas thashethemeve lidhja mes sopranos dhe biznesmenit kosovar ka nisur në mars të vitit 2008. Bluetooth i uron Invës, shtatëzani të lehtë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here