Një çift që s‘mund ta kishit imagjinuar, por që kanë bërë përshtypje të dy bashkë, në disa foto artistike të realizuara së fundi dhe që janë publikuar në internet.

Sopranoja me famë botërore, Inva Mula dhe prezantuesi i njohur, Bledi Strakosha, do të jenë çifti imazh i veshjeve të stilistit Joni Peçi, i cili do të dizenjojë veshje me markën e tij, të emërtuar “Joni Peçi Couture”.

Veshjet që do të dalin në shitje në një dyqan që po hapet në Tiranë, do të kenë të gjitha markën e Joni Peçit, të dizenjuar vetëm në ngjyrat bardhë e zi. Pas spektaklit “Supermodel of Albania 2011 – Tirana Fashion Week”, që u prezantua nga Bledi Strakosha dhe një modele 17-vjeçare, Joni përgatitet të fusë në treg markën e tij me veshje couture.

Përveç artistëve të shumtë që kanë zgjedhur Jonin si kurator të look-ut dhe veshjes së tyre, tashmë zbulohet se dhe sopranoja Inva Mula preferon këtë stilist, ndërsa ka pranuar të jetë imazh i veshjeve të tij, duke shprehur kështu afeksion për stilin e veshjeve femërore të sugjeruara nga Peçi.

Në fotot e realizuara për Joni Peçin, Inva shfaqet në formë të përkryer fizike, duke mos lejuar të vihet re fare diferenca e madhe e moshës me partnerin e saj, në këtë rast Bledi Strakosha.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here